Artefakte nga Kosova dhe Shqipëria do të prezantohen në SHBA

TË FUNDIT

Kosova, Shqipëria dhe vende të tjera të Evropës Juglindore do të jenë pjesë e ekspozitës “First Kings Of Europe”, që organizohet nga një prej muzeve më të mëdhenj në SHBA, Field Museum of Natural History, në Chicago.

Katër artefakte nga Muzeu Kombëtar i Kosovës do të prezantohen në ekspozitën që do të hapet më 31 mars në SHBA, dhe do të vazhdoj edhe në Kanadë.

“First Kings of Europe” bënë bashkë punën dhe tregimet e 26 muzeve dhe 11 vendeve të Evropës Juglindore.

Ekspozita ka si temë kryesore periudhën e formimit të elitave sociale dhe politike gjatë prehistorisë së vonë në Ballkan, nga komunitetet bujqësore egalitare të periudhës së Neolitit, tek elitat e konsoliduara të fundit të periudhës së Hekurit./21Media