Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski bëri të ditur se VMRO-DPMNE-ja as nuk pranon dhe as nuk propozon nënkryetar të Kuvendit.
“VMRO-DPMNE hapur ka deklaruar se as nuk pranon dhe as nuk do të propozojë nënkryetar të Kuvendit. Për një hap të tillë të cilët e bëjmë ka dy arsye. E para është se ka shumë nënkryetar dhe është e pajustifikueshme ekonomikisht për atë se harxhohen parat e qytetarëve, e dyta është një pozicion që u shpik nga LSDM-ja dhe Zoran Zaev për të bërë tregti me funksionet”, deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.
