ARSOVSKI: MICKOSKI DUHEJ TË ISHTE FTUAR, KUVENDI THIRRET NË PRAKTIKAT E INAUGURIMEVE TË KALUARA

TË FUNDIT

Për dallim nga inaugurimet e presidentëve të kaluar, kur kryeministrat dhe liderët e partive opozitare ishin të pranishëm në Kuvend, dje në sallën plenare mungoi lideri i opozitës Hristijan Mickoski i cili nuk ishte ftuar nga ana e Kuvendit.
Analisti politik Petar Arsovski mendon se lideri i opozitës duhej të ishte ftuar dhe të ishte i pranishëm në kuvend.

“Mendoj se Pendarovski duhet të përpiqet të rivendosë dialogun politik.
A u bë nga start një gabim?
“Unë mendoj se do të ishte më mirë që Mickovski të merrte pjesë në inaugurimin. Unë mendoj se ne duhet të presim për deklaratë nga protokollet nëse ata dërguan ose nuk dërguan një ftesë. Por unë mendoj se do të kishte qenë më mirë nëse do të ishte Mickovski”, theksoi Petar Arsovski, analist.

Nga Kuvendi arsyetohen se nuk ka pasur lëshim, por se sipas protokollit lideri i opozitës nuk është deputet në parlament, andaj nuk është ftuar.

“Sipas praktikës së deritanishme të inaugurimeve, asnjëherë nuk kanë qenë të ftuar liderët e partive politike të cilët nuk janë deputetë”, thonë nga Kuvendi.

Në inaugurim nuk ishte i pranishëm as kryeministri Zaev, i cili gjendet në pushim vjetor.
Nga VMRO DPMNE në formë ironike thonë se Zoran Zaev nuk ka nevojë të jetë fizikisht i pranishëm, sepse kur flet ai, Pendarovski nuk ka nevojë që të hap gojën. “Vozitja e motorit është më e rëndësishme se inaugurimi i Pendarovskit”, thonë nga VMRO-DPMNE-ja.

Përgatiti: Arbana Q.Klimenta