Arsovska prin para Shilegovit

TË FUNDIT

Kandidatja e pavarur, e përkrahur nga VMRO-DPMNE-ja për Qytetin e Shkupit, Danella Arsovska ka një avantazh para kandidatit të LSDM-së, Petre Shilegov.

Nga 82% e votave të përpunuara Arsovska ka marrë 37.28% të votave, ndërsa kandidati i LSDM-së, Petre Shilegov 34.96%.

Më pas vijon Pero Georgievski nga “E Majta” me 8.58%, Arben Shaqiri nga LDP / DOM – 4.04 për qind, Ana Petrovska nga Qyteti i gjelbër human – 3.91 për qind dhe Aleksandar Tortevski nga Partia jote – 1.07 për qind.

Për këshillin e Shkupit më së shumti vota ka VMRO -DPMNE – 33.91%, më pas LSDM – 22.39%, BDI – 13.17%, “E Majta” – 8.38, ASH-AAA – 5.63%, LDP / DOM – 3.85%, Qyteti i gjelbër human – 3.58%, BESA – 1.13%, ndërsa pjesa tjetër janë nën një për qind.