Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska në brifing me gazetarë deklaroi se brenda dy viteve planifikon të implementojë transport publik falas në Shkup, përcjell TV21. Arsovska thotë për këtë projekt fillimisht do të duhet të eliminohet borxhi që ka NPT Shkup. Ndryshe, borxhi i përgjithshëm i Qytetit të Shkupit kap shifrën e mbi 50 milionë eurove.
