Kryetarja e Shkupit Danella Arsovska i dërgoi një letër të hapur kryeministrit dhe kreut të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, ku i bën thirrje dhe e lutë që t’i bëjë të arsyeshëm këshilltarët e Shkupit në veprimet e tyre, që qytetarët të mos bëhen viktimë e 23 personave në Këshill. Arsovska beson se Qeveria ka mjete, kapacitet dhe vullnet politik për të paguar borxhet ndaj NQP-së prej 8 milionë euro, Higjienës prej 2.5 milionë eurove, por edhe Drislës të cilës, siç shkruan, vetëm Qendra Klinike i ka borxh 1 milion euro, si dhe borxhet ndaj Ujësjellësit dhe Kanalizimeve që kanë borxh me shuma milionëshe. Për Transportin Publik Arsovska propozon kështu:
“Unë ju lus, ju si kryetar i Qeverisë, nëse nuk mund t’i bindni këshilltarët në qytetin e Shkupit që të votojnë për blerjen e autobusëve të rinj, këtë ta bëni ju. Blini autobusë për kryeqytetin. Nëse Qeveria nuk ka mjete për këtë qëllim, ne jemi të gatshëm me vendim të Këshillit të Qytetit të Shkupit që mjetet e nevojshme t’i transferojmë në llogari të veçantë, kurse ju ta kryeni blerjen”, pjesë nga letra e hapur e kryetares së Shkupit Danella Arsovska.
Arsovska letrën e mbyll duke propozuar që nëse këto janë të pranueshme, më 4 shtator të caktohet një seancë e jashtëzakonshme e Këshillit të Qytetit të Shkupit, ku do të vendosej për blerjen e 250 autobusëve të rinj ekologjikë, ndërsa Mickoski si kryetar i VMRO-DPMNE-së, përmes këshilltarëve, t’i propozojë kushtet për blerjen e autobusëve, mënyrën, dinamikën dhe financimin.
Para se kjo letër të bëhet publike, gjatë ditës për gjendjen në kryeqytet folën kryetari i BNJVL-së, Orce Gjorgjievski dhe Ministri i vetëqeverisjes lokale Zllatko Perinski. Sipas Gjerogjievskit, shpëtimi i vetëm për qytetin e Shkupit dhe shkupjanët është që kryetarja Arsovska të japë dorëheqje të parevokueshme. Tregoi po ashtu se kryetarët e komunave të Shkupit janë të gatshëm të iniciojnë ndryshime ligjore për menaxhimin e qytetit.
“Apeluam deri te qeveria, ja edhe ministri mund të japë pretendime që ligjërisht janë të pazbatueshme në mënyrë direkte të merren kompetencat, por gjithsesi ne nuk do të heqim dorë nga ideja, dhe përderisa do të duhet ligjërisht të intervenohet, ne si kryetarë të komunave të Shkupit do të jemi iniciatorë që ajo të zbatohet në praktikë”, tha Orce Gjeorgjievski, kryetar i BNJVL-së.
“Le ta zgjidhim këtë në mënyrën e treguar nga kryetarët, më besoni se do kohë. Ligji për Vetëqeverisjen Lokale është ligj sistemor, është miratuar me shumicë dy të tretash dhe duhet të jemi të vetëdijshëm se nëse hyjmë në këtë aventurë nuk do të mund ta zgjidhim çështjen. Prandaj apeluam si Qeveri, sepse sistemi i funksionimit të Qytetit të Shkupit është menaxhmenti dhe Këshilli aty mund të zgjidhen të gjitha problemet që ne i përjetojmë si Shkupjan”, tha Zllatko Perinski, ministër për Vetëqeverisje Lokale.
Përndryshe, dje në seancë të Këshillit të Qytetit të Shkupit, për blerjen e autobusëve votuan 20 këshilltarë nga partitë tjera, pesë ishin të përmbajtur, ndërsa një numër i madh i këshilltarëve nga VMRO-DPMNE nuk votuan fare, kështu që propozimi nuk kaloi.
