Prej pavarësisë së shtetit, është hera e parë që me Qytetin e Shkupit do të udhëheq një femër.
Danella Arsovska në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale fitoi kundër kandidatit Petre SHilegovit.
Arsovska mbrëmë falënderoi të gjithë votuesit për mbështetje.
“Ju falënderoj nga zemra, fitorja është e madhe mbi 20 mijë vota sipas rezultateve të para që i kemi dhe shpresoj që nesër të gjithë së bashku do të gëzohemi në ditën e re, dhe nëse mund të them për të ardhmen e re të qytetit të Shkupit”.
Shilegov në konferencën e parë pasi mbylljes së votimeve ja uroi fitoren Arsovskës.
“Të nderuar qytetarë më lejoni që së pari herë të ia uroj fitoren zonjës Danela Arsovska. Faleminderit të gjithë aktivistëve ku kohëve të fundit na kanë dhënë mbështetje. Faleminderit familjes time dhe ekipit së shkëlqyer që kemi punuar katër vjet në Shkup ku kemi lënë gjurmë të pa fshira”.
Arsovska e mbështetur nga VMRO-DPMNE dhe ASH-AAA fitoi me një diferencë prej 28.08% votash përballë Shilegovit.
Pas që u numëruan të gjitha vendvotimet, rezultati përfundimtar për Qytetin e Shkupit është:
Petre Shilegov 90.672 bota dhe Danela Arsovska 118.749 vota.
Humba e qytetit të Shkupit ishte edhe njëra nga arsyet që Kryeministri Zaev dha dorëheqje.
