Arsenali mposht Interin në Itali

TË FUNDIT

Arsenali nuk ka të ndalur në Ligën e Kampionëve.

Të martën londinezët e shënuan fitoren e shtatë rresht në fazën e ligës në Champions. 
Arsenali fitoi 3:1 në udhëtim ndaj Interit, finalistit të edicionit të kaluar dhe liderit të Serie A.

Ndeshja i takoi xhiros së shtatë, përkatësisht të parafundit të fazës së ligës. 

Gabriel Jesus shkëlqeu në pjesën e parë për epërsi bindëse të Arsenalit. Ai shënoi për 1:0 në minutën e dhjetë dhe për 2:1 në minutën e 31-të.

Petar Suçiq shënoi golin për Interin në minutën e 18-të. 

Në pjesën e dytë skuadra italiane e kërkoi barazimin, por ishte Arsenali që shënoi gol tjetër. Viktor Gyokeres shënoi për 3:1 në minutën e 84-t.

Arsenali është lider i Championsit me 21 pikë dhe do të luajë direkt në një të tetën e finales. 
Interi e pësoi humbjen e tretë rresht në Champions. Por falë fitoreve në katër xhirot e para është lart në tabelë. E mban vendin e nëntë me 12 pikë. Është kjo pozita e fundit që dërgon direkt në një të tetën e finales