Klubi nga Emirates Stadium është duke përgatitur një ofertë prej 18 milionë funte për mesfushorin e Bayer Leverkusen, Lars Bender, njofton The Independent.
Gjermani ka kohë që lidhet me një kalim te ‘topçinjtë’, mirëpo klubi anglez nuk ka ofruar shumën e kërkuar për të.
Megjithatë, drejtuesit e klubit duket të jenë të vendosur për të përforcuar ende skuadrën vetëm e vetëm për të qenë në garë për titullin e Premier Ligës dhe Ligën e Kampionëve.
