Arritja e zhvillimit me cilësi të lartë, kërkesë thelbësore e modernizimit

TË FUNDIT

Ekonomia e dytë më e madhe e botës po mëkëmbet dhe po vazhdon përpjekjet e modernizimit.


Arritja e zhvillimit me cilësi të lartë është një ndër kërkesat thelbësore të rrugës kinez të modernizimit. Në pesë vitet e fundit, prodhimi i brendshëm bruto i Kinës është rritur në 121 trilionë juanë, me një rritje mesatare vjetore prej 5.2 %, duke u shtuar pothuajse me 70 trilion juanë në dhjetë vjet, me një rritje mesatare vjetore prej 6.2 %. Duke u nisur prej një baze të lartë krahasimi, Kina ka arritur një rritje me shpejtësi të mesme në të lartë dhe ka ecur drejt zhvillimit me cilësi të lartë.

Këtë vit Kina ka përcaktuar objektivin e rritjes së PBB-së prej rreth 5%, duke marrë plotësisht parasysh gjendjen e brendshme e të jashtme me të cilën ndeshet zhvillimi ekonomik i saj, duke përmbushur nevojat e procesit të modernizimit të vendit dhe duke ndihmuar për të stabilizuar shpresat e besimin.

Për ta analizuar këtë objektiv rritjeje, ai duhet të vendoset në një sfond global. Sipas parashikimit të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, rritja ekonomike globale në vitin 2023 do të jetë 2.9 %, 0.5 pikë përqindjeje më e ulët se vitin e kaluar. Banka Botërore, OECD dhe institucione të tjera kanë ulur gjithashtu parashikimet e tyre për rritjen e ekonomisë botërore sivjet.

Vazhdimi i konflikteve gjeopolitike, inflacioni i lartë global dhe efekti shtrëngues i rritjes së shpejtë të normave të interesit në ekonomitë e mëdha të zhvilluara do të ndikojnë që të gjitha në rritjen ekonomike botërore.

Në këtë sfond, objektivi i rritjes ekonomike të Kinës prej rreth 5 % është një vendim i arsyeshëm, dhe është në thelb në përputhje me shpresat e tregut.

Nga një perspektivë globale, besimi në ekonominë e Kinës po shtohet gjithashtu.

Kohët e fundit, një numër institucionesh ndërkombëtare kanë ngritur parashikimin e tyre për rritjen ekonomike të Kinës këtë vit. Shumë ekzekutivë të kompanive shumëkombëshe, të tilla si “Volkswagen”, “Apple”, “Mercedes-Benz” dhe “Pfizer”, kanë ardhur në Kinë ose kanë planifikuar të diskutojnë për investimet në Kinë. “Wall Street Journal” komentoi se ekonomia kineze e filloi vitin e lepurit me një rikthim duke rritur mundësinë e rritjes më të fortë të ekonomisë botërore këtë vit.

Në pesë vjetët e fundit, vlera e përgjithshme e import-eksportit të mallrave të Kinës është rritur me 8.6 % në vit, duke kapërcyer nivelin 40 trilion juanëve dhe duke zënë vendin e parë në botë për shumë vjet radhas. Edhe tërheqja e investimeve të huaja dhe niveli i investimeve kineze jashtë vendit dhe i shfrytëzimit të investimeve të huaja nga Kina janë renditur në krye të botës, ndërsa niveli i përgjithshëm i tarifave u ul nga 9.8% në 7.4%… Në janar të këtij viti, përdorimi real i investimeve të huaja nga Kina arriti në 127.69 miliardë juanë, me një rritje prej 14.5 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.