Arriti demanti për “gjelbërimin” e BDI-së, tha Mickoski

TË FUNDIT

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ndryshimin e orientimit të BDI-së në parti të gjelbër, e sheh si pjesë të fushatës zgjedhore.

Ai ka deklaruar, se demanti për këtë ka arritur sot dhe ka bërë thirrje që për këtë të udhëtohet në Kërçovë, Osllomej, Zajaz që të shihet se çfarë tymi del nga termocentrali Osllomej.

“Ajo çfarë u tha nga BDI-ja për kalim nga platforma nacionaliste është pjesë e fushatës së tyre që do të zhvillohet në zgjedhjet lokale. Sot ka arritur demanti, se ajo është e shkruar mirë vetëm në letër dhe ja ju ftoj që nga këtu të drejtoheni në Kërçovë, në Osllomej, në Zajaz dhe të shihni se çfarë tymi del nga termocentrali Osllomej. Ajo ngjan në gjithçka, por nuk ngjan në agjendë të gjelbër. Më vjen keq që politika është shndërruar në vegël PR të shkruar në letër, por nuk ka vepra”, tha Mickoski, transmeton TV21.