Olimpisti Dejan Georgievski këtë pasdite ateroi në Aeroportin e Shkupit, ku u prit nga familja e tij, përfaqësuesit e klubit, tifozët dhe drejtori i Agjencisë për të Rinj dhe Sport, Naumçe Mojsoski.
Sfida e radhës e Georgievski është Kampionati Botëror në Kinë, prandaj paralajmëron se ka gjasa së shpejti t’i revanshohet Larinit, me të cilin u ndesh në finale për medalje të artë.
“Për shumë pak, nuanca na ndanin nga ari. Lufta e Vlladislav Llarinit ishte e tillë siç ishte, sepse ai është Ronaldo në taekvodno, por për momentin dikush nga Maqedonia mund të dalë përballë tij. E ai është Dejan Georgievski dhe këtë e gjithë bota e ka të qartë”, tha Darko Kostovski, trajner.
“Ju ftoj të vini sonte për ta festuar këtë sukses, që nuk është vetëm i imi, por i të gjithë popullit, i të gjithë vendit”, tha Dejan Georgiveski./TV21
