Në Kosovë kanë mbërritur vaksinat e para anti-Covid. Bëhet fjalë për 24 mijë doza të vaksinës së “AstraZenecas” të cilat kanë ardhur përmes programit COVAX.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me rastin e arritjes së vaksinave, pranimit të kontingjentit të parë të vaksinave kundër Covid-19 tha se ky është një kontingjentit i vogël por i rëndësishëm për vendin tonë. Mes tjerash Kurti theksoi se vaksinimi do të fillojë menjëherë dhe pa asnjë vonesë.
Kontingjenti i parë i vaksinave në Kosovë është mundësuar nga organizata UNICEF, nëpërmjet programit COVAX./21Media
