Arrijnë 12.870 doza të vaksinës “Fajzer”

TË FUNDIT

Rreth 12.870 doza të reja të vaksinës “Fajzer” kanë arrit sot në vend nga dërgesa e rregullt që e marrim çdo të hëne.

Ministria e Shëndetësisë, ka bërë të ditur se 8.190 doza prej tyre janë nga marrëveshja bilaterale me prodhuesin “Fajzer”, ndërsa 4.680 janë në kuadër të programit “Tim Evropa” (Team Europe).

Në vend nesër duhet të arrijnë edhe 20 000 vaksina nga “Astra Zeneka” nga Greqia.

“Ky donacion është shumë i rëndësishëm për ne. Mirënjohje e madhe deri te populli grek dhe ambasadori i Republikës së Greqisë te ne, Rusos Kunduros. Arritja e dozave të reja të vaksinës zhvillohet në kohë dhe konform kësaj, imunizimi ka zhvillim të shkëlqyeshëm”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.