Ministria e Financave njoftoi se nesër do të kryejë pagesën e shumës kryesore dhe të kamatës për vitin e dytë të obligacionit të dytë qytetar të emetuar, përcjell TV21. Në llogaritë e qytetarëve do të paguhen fonde në shumën prej 17,6 milionë euro si shumë kryesore dhe 880 mijë euro si kamatë. Obligacioni i dytë qytetar, i cili tani skadon, u emetua dy vite më parë.
Ai kishte një afat maturimi prej 2 vitesh dhe ofronte një normë atraktive interesi prej 5% vjetore. Obligacioni qytetar, si instrument i ri, u prezantua me qëllim të pasurohej oferta në tregun financiar, por edhe për të zgjeruar burimet e financimit të politikave ekonomike. Deri më tani janë emetuar dy seri me një vlerë totale prej 41,1 milionë euro. Nga Ministria e Financave konfirmojnë se do të vazhdojnë me shpalljen e serive të reja.
