Mediat kosovare raportojnë se Vali Corleone është arrestuar për dhunë në familje. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Dje rreth orës 02:00, policia ka pranuar një informacion se në Lagjen ” Dardania” në Gjilan është në rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë policia menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme dha ka arrestuar personin me inicialet P.V.K. (M.K) (1983) , i cili dyshohet se në vazhdimësi i kishte kanosur prindërit e tij. I dyshuari është arrestuar për dhunë në familje dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
