Sam Bankman-Fried, themeluesi i konvertimit të kriptomonedhave FTX, është arrestuar në Bahamas. Ai u arrestua për shkelje financiare kundër ligjeve në SHBA dhe Bahamas.
Muajin e kaluar FTX bëri kërkesë për falimentim në SHBA, duke bërë që shumë përdorues të mos ishin në gjendje të tërhiqnin fondet e tyre.
Sipas dosjes gjyqësore, FTX u detyrohej 50 kreditorëve të saj më të mëdhenj pothuajse 3.1 miliardë dollarë. Kompania FTX u ngrit për të lejuar klientët të tregtonin para normale për kriptovaluta si Bitcoin, duke bërë konvertimin e tyre.
“Unë nuk kam kryer mashtrim me vetëdije, nuk mendoj se kam kryer mashtrim, nuk doja që të ndodhte ndonjë nga këto. Sigurisht që nuk isha aq kompetent sa mendoja se isha,” tha ai .
FTX, pronari dhe operatori i konvertimit të kriptomonedhave FTX.COM, u themelua në vitin 2019 nga Bankman-Fried, një ish-tregtar i Wall Street dhe ish-punonjës i Google. Ai u bë konvertuesi më i madh i kriptove në botë, duke tregtuar rreth 10 miliardë dollarë kriptomonedha në ditë.
Bankman-Fried dikur shihej si një version i ri i investitorit legjendar amerikan Ëarren Buffett, dhe deri në fund të tetorit kishte një vlerë neto të vlerësuar në më shumë se 15 miliardë dollarë.
Ai ishte bërë i njohur në Uashington DC si një donator politik, kryesisht për politikanë apo grupe demokrate, që supozohej se mbështeste parandalimin e pandemisë dhe rregullimin e përmirësuar të kriptomonedhave.
