Tenisti i njohur James Blake, është arrestuar nga policia e Nju Jorkut, pasi e ngatërruan me një të dyshuar. Në video shihet Blake, i cili ishte duke shkuar në “US Open”, kur u ndalua në trotuar.
James Frascatore, është oficeri që e ndaloi Blake. Ai ka një histori të njohur të sjelljes jo të mirë me civilët. Shefi i policisë së Nju Jorkut, William Bratton, deklaroi se “Blake dukej si një nga “binjakët” e dyshuar që kërkohen në këtë shtet, por më pas i kërkoi falje”.
Tenisti është shprehur se oficerët përdorën fjalë të rënda ndaj tij, në momentin kur e shtrinë në trotuar.
Oficeri Frascatore, i cili është pezulluar nga detyra deri në përfundimin e hetimeve të kësaj çështje, ka marrë katër ankesa civile në të shkuarën, përfshi edhe përdorimin e forcës, sipas radios së Nju Jorkut.
