Arrestohet shkupjani që ishte përfshirë në aksidentin ku vetura me targa të Kosovës ra në lumin Lepenc

TË FUNDIT

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se është arrestuar personi B.B. nga Shkupi, i cili u përfshi në aksidentin e djeshëm në lumin Lepenc, ku si pasojë ende rezultojnë të zhdukur 3 shtetas të Kosovës, të cilët me veturë ranë në lumë, përcjell TV21. Nga MPB shtojnë se personi i 4 që është shapërtuar është i moshës 16 vjeçe.

Të tjera: Vetura me targa të Shkupit dyshohet se tejkaloi kolonën dhe shkaktoi aksidentin, Angellov: Kërkimet për shtetasit kosovarë po zhvillohen në kushte të vështira

“Prokurori publik dhe ekipi i SPB-Shkup kanë realizuar kontroll në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit publik ngasësi i mjetit “Volkswagen Touran” B.B. është privuar nga liria dhe është ndaluar për veprime të mëtejshme”, thonë nga MPB./tv21.tv