Arrestohet shkupjani, gjendet pistoletë me 41 fishekë në veturën “Shkoda”

TË FUNDIT

Një pistoletë është gjetur në një automjet në Shkup, pas së cilës një person është arrestuar, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.

“Mbrëmë në orën 21:00, në territorin e Kisella Vodës, punonjës policie nga Njësia e Policisë Interventuese pranë Sektorit për Punë të Brendshme – Shkup arrestuan shkupjanin A.G., 37 vjeç. Punonjësit e policisë ndaluan një automjet “Shkoda” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.G., në bulevardin “Boris Trajkovski”, dhe gjatë kontrollit u gjet një pistoletë me dy karikatorë dhe 41 fishekë”, sqaruan nga MPB.

Pas dokumentimit të rastit, siç shtuan ata, kundër A.G. do të ngrihet kallëzim përkatës.