Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka arrestuar Aleksandar Lazarovin (41) nga Koçani, i cili para disa ditësh u arratis nga Stacioni Policor në Koçan.
“Më 14.07.2026, pas informacioneve operative, zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme Shkup – Njësia për Kërkime arrestuan Aleksandar Lazarov (41) nga Koçani, për të cilin Ministria e Punëve të Brendshme kishte shpallur fletarrest qendror dhe ndërkombëtar. Lazarov kërkohej me urdhër të Gjykatës Themelore të Koçanit, si i dyshuar për veprën penale sipas nenit 215, paragrafi 1 i Kodit Penal. Pas arrestimit, ai është dërguar në Stacionin Policor Kisella Vodë për procedura të mëtejshme”, thonë nga MPB.

