Arrestohet një person nga Kumanova

TË FUNDIT

Një diler nga Kumanova gjendet në paraburgim për shitje të drogës. Policia gjatë bastisjes i ka gjetur kokainë.

Siç kumtoi MPB, dje në mbrëmje gjatë  bastisjes te D.D.(28)  nga Kumanova është gjetur kokainë.

“Ai është arrestuar në stacionin policor,  është biseduar pastaj  është ngritur padi penale për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për  vepër enale të kryer “prodhimtari të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursore”, citohet në kumtesën policore.

Nga ana e Gjykatësit  për këtë procedurë është caktuar masë paraburgimi.