Policia herët në mëngjes e ka privuar nga liria M.E.(34) nga Prilepi, i dyshuar për zjarrvënie në vendin Dabnica, informon Ministria e Punëve të Brendshme.
M.E. është arrestuar herët në mëngjes në orën 06:15 minuta në Dabnica në afërsi të përmendores, nga nëpunësit policor të RPB-së Prilep. Është mbajtur në stacionin policor dhe kundër tij do të vijojë padi penale deri te Prokuroria Themelore Publike Prilep.
Zjarri në mëngjes është lokalizuar nga ana e njësisë së zjarrfikësve të Prilepit.
