Arrestohet një 35-vjeçar

TË FUNDIT

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se mbrëmë në Shkup ka arrestuar një 35-vjeçar.

“Më 31.08.2021 në ora 19.15 në rrugën “Sllavej Pllanin” në Shkup, policët e DPB Kisella Vodë – sektorit hetime kanë privuar nga liria R.K. (35) nga Shkupi i cili është kërkuar me fletarrest për mbajtjen e dënimit për një vit e gjysmë. Personi është dërguar në burgun e Idrizovës”, thonë nga MPB-ja, transmeton TV21.