Arrestohet një 23-vjeçare, kapet me kokainë

TË FUNDIT

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se dje ka arrestuar një 23-vjeçare nga Kërçova, pasi është kapur me kokainë.

“Më 20.07.2021 në ora 18.30 policia, gjatë kontrollit të veturës “BMW” me targa të Kërçovës, te bashkudhëtarja F.R.(23) nga Kërçova ka gjetur kokainë. Ajo është privuar nga liria dhe kundër saj do të shqiptohet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftim, transmeton TV21.