Arrestohet kryetari i Gjykatës Themelore në Kumanovë!

TË FUNDIT

Në kuadër të aksionit “Goditja” që është zhvilluar këtë mëngjes, policia ka arrestuar kryetarin e Gjykatës Themelore në Kumanovë. Të arrestuar janë edhe 11 persona të dyshuar për fajde dhe krime të tjera. MPB konfirmoi operacionin në Shkup dhe Kumanovë kundër anëtarëve të një grupi të dyshuar për trafikim të drogës dhe armëve, reketimit dhe nxjerrjes të fajdesë. Këshilli Gjyqësor ka mbajtur një sesion urgjent ka revokuar imunitetin e gjyqtarit nga Kumanova, i akuzuar për shpërdorim të detyrës zyrtare.

“Gjatë hetimeve, u vërtetua se organizatori i grupit kriminal ka pasur kontakte edhe me kryetarin e Gjykatës Themelore të Kumanovës, për  ndërmjetësim në rastin gjyqësor për vepër penale të kryer në vitin 2012 në Kumanovë. Në lidhje me këtë, një anëtar i familjes i ka dhënë 24.000 euro për të korruptuar kryetarin e gjykatës në mënyrë që të lirojë nga burgu njërin prej autorëve të vrasjes. Sa u përket aktiviteteve të përgjithshme, është vërtetuar se presidenti i Gjykatës Themelore në Kumanovë ka marrë 19,000 euro, dhe në këmbim ka dhënë udhëzime se si të sillen në procedurën e mëtutjeshme gjyqësore për autorin e vrasjes, duke ia shpjeguar përpjekjet e tij për të realizuar kërkesën në instancat gjyqësore”, informoi ministri për Punë të Brendshme, Mitko Çavkov.

Nga Prokuroria kanë propozuar masën e paraburgimit për të gjithë 12 personat e arrestuar, që janë prej në moshën prej 24 deri në 60 vjet.

Zimer Jashari