Arrestohet kapiteni i anijes së përmbytur në Danub

TË FUNDIT

7 të vdekur e 21 të zhdukur

Kapiteni i një anijeje që u përplas me një varkë të vogël turistësh në lumin Danub në Budapest, duke lënë të paktën shtatë të vdekur, është arrestuar.

Shtetasi 64-vjeçar ukrainas u mbajt si i dyshuar për sjellje të pakujdesshme në trafikun.

Varka që mbante turistë të Koresë së Jugut u mbyt shtatë sekonda pas përplasjes gjatë një stuhie të mërkurën, transmeton portali rtv21.tv.

Shpresat janë zbehur se ndonjë nga 21 personat e zhdukur do të gjendet gjallë.

Ministri i jashtëm i Koresë së Jugut, Kang Kyung-ëha, do të mbërrijë në Budapest të premten për një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e saj hungarez Péter Szijjártó./21Media