Ish-presidenti i Kirgistanit, Almazbek Atambaev është arrestuar, kumtoi Partia socialdemokrate e Kirgistanit.
Atanbaev është arrestuar, siç theksoi policia, për shkak të organizimit të trazirave masive. Ai paraprakisht u lirua nga arresti shtëpiak. Atanbaev ishte president i Kirgistanit nga viti 2011 deri në vitin 2017.
Në ndërkohë, Komanda e qytetit Bishek vendosi orë policore në kryeqytet nga ora 21:00 deri në ora 05:00. ora policore do të vlejë për të gjithë me përjashtim të të punësuarve në shërbimet shtetërore dhe qytetare të cilët bashkëpunojnë me Komandën e qytetit.
Me këtë masë ndalohen tubimet, protestat, parakalimet dhe demonstrimet, si dhe ngjarjet masive sportive në territorin e qytetit Bishek.
Presidenti i Kirgistanit, Soronbaj Zhenbekov dje shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Bishek dhe urdhëroi sistemimin e ushtrisë.
