Arrestohet ish-këshilltari i Trumpit, Steve Bannon, akuzohet për mashtrim mbi ndërtimin e murit kufitar SHBA – Meksikë

TË FUNDIT

Ish-këshilltari i presidentit amerikan Donald Tramp, Stiv Benon është arrestuar nën akuzat për mashtrim lidhur me fushatën e mbledhjes së fondeve për ndërtimin e murit në kufirin SHBA-Meksikë. Sipas departamentit amerikan të drejtësisë, Benon dhe tre bashkëpunëtorë të tij mashtruan qindra mijëra donatorë lidhur me fushatën “Ne ndërtojmë murin”, që mblodhi 25 milion dollarë. Benon pranoi më shumë se 1 milion dollarë, një pjesë të së cilave i shfrytëzoi për të mbuluar shpenzimet personale, njoftoi tutje departameni i drejtësisë. Ish-këshilltari i Trampit më vonë pritet të paraqitet para gjykatës. Fushata “Ne ndërtojmë murin” u zotua ti shfrytëzonte donacionet për të ndërtuar segmente të pengesës kufitare në tokë private, ndërtimi i të cilave, ishte një ndër premtimet kryesore të presidentit Tramp gjatë zgjedhjeve të 2016-ës.