Arrestohet i dyshuari që tentoi ta vriste Mimoza Kusarin

TË FUNDIT

Është arrestuar një i dyshuar për tentim vrasjen ndaj kryetares së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka konfirmuar për “Zërin” se është arrestuar një person lidhur me rastin në fjalë.

Ndryshe, Kusari-Lila, ka deklaruar për media se dikush në Kosovë ka porsoritur vrasjen e saj, dhe aktin e vrasjes, sipas saj, do ta kryente dikush nga Shqipëria.

“Policia e Kosovës dhe Shqipërisë, kanë përcjellur tek unë lajmin që jam cak i një sulmi”. Hetimet kanë nxjerrë që ka qenë një sulm i porositur tek ata që kryejnë këto punë”, ka thënë ajo.