Arrestohet i arratisuri nga burgu Remzi Rama

TË FUNDIT

Njësitë e Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar të Policisë së Kosovës është arrestuar personi i dyshuar Remzi Rama.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Drejtsisë, i dyshuari ishte i kërkuar nga autoritetet policore të Kosovës që nga koha e arratisjes nga Burgu i Dubravës më 23.08.2015.

I njëjti është arrestuar mbrëmë në shtëpinë e tij në fshatin Lubavec, Skenderaj.