Policia e Kosovës arrestoi Dardan Krivaqën, i dyshuar kryesor për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj.
Lajmi për arrestimin e Krivaqës u bë i ditur në protestën që u mbajt në Ferizaj, në shenjë revolte ndaj dhunës ndaj grave.
Ata bënë të ditur se Krivaqa u arrestua në një fshat të Ferizajit.
“Personi i dyshuar Dardan Krivaqa është arrestu para 5 minutave këtu diku në Ferizaj. Njësitet policore janë në terren, janë duke e sjellë personin e dyshimtë në objektin e Policisë. Është arrestu në territorin e Ferizajt, në një fshat”, tha majori Mehmetali Hajdini.
Nga Prokuroria Themelore në Ferizaj e konfirmojnë arrestimin e Dardan Krivaqës.
“Sot rreth orës 12 e 05 minuta është arrestuar edhe personi i dytë i dyshuar (D.K) në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Kujtojmë që të dielën një vajzë 18 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e keqtrajtimit nga Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu. Ky i fundit është arrestuar të dielën./21Media
