Bosi i mafies italiane Matteo Messina Denaro është arrestuar nga policia italiane pas 30 vitesh në arrati.
Ai u arrestua brenda një klinike private në Palermo e specializuar për trajtimin e sëmundjes së kancerit , ku kishte shkuar për t’iu nënshtruar terapisë. Mediat italiane shkruajnë se ai ishte prej kohësh i sëmurë.
Denaro është dënuar me burgim të përjetshëm për dhjetëra vrasje, përfshirë atë të vogëlushit Giuseppe Di Matteo , i cili u mbyt dhe u tret në acid.
Vrasja e fëmijës u krye më 11 Janar 1996 , për të penguar babanë e tij, Santino Di Matteo , një bashkëpunëtor i drejtësisë dhe ish -anëtar i mafies që të mos bashkëpunonte me hetuesit italianë.
Denaro ishte një nga nxitësit e masakrave të vitit 1992, të cilat i kushtuan jetën prokurorëve të antimafias italaine Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino. Bosi i mafias Cosa Nostra të Siçilisë pati rolin e tij në sulmet me bomba në Firence, Romë dhe Milano, të cilat vranë 10 persona.
Pas arrestimeve te Toto Riina dhe Bernardo Provencianos, Matteo Messina Denaro kishte marre ne dore drejtimi e Cosa Nostras.
Qindra oficerë të zbatimit të ligjit janë përfshirë në arrestimin e tij ndër vite.
Pavarsisht zhdukjes së tij autoritet italaiane bën me dije në shtator 2022 se ai ishte vijonte të jeptte urdhra lidhur me mënyrën se si duhej drejtuar mafia në zonën përreth qytetit perëndimor sicilian të Trapanit.
