Arrestohet autori dhe administratori i grupit “dhoma publike”

TË FUNDIT

Prokuroria Themelore Publike në Shkup dje lëshoi ​​një urdhër deri te Ministria e Brendshme për të arrestuar dy persona, autorin dhe administratorin e grupit “Dhoma Publike” në rrjetin social Telegram. Është vepruar sipas urdhërit  dhe personat janë arrestuar. Prokurori publik kompetent lëshoi ​​një urdhër për zbatim të një procedure hetimore kundër dy të dyshuarve për veprën penale – Prodhim dhe shpërndarje të pornografisë së fëmijëve. Ata me qëllim kanë lejuar që në këtë grup të krijohet përmbajtje audio-vizuale në të cilën janë treguar marrëdhënie seksuale me një fëmijë. Meqenëse ekziston rreziku i arratisjes, mundësi të ndikojnë ndaj dëshmitarëve ose ta përsërisin veprën penale, prokuroria i propozoi gjykatësit të procedurës paraprake shqiptim të masës për paraburgim. Në këtë grup “Dhoma Publike” kishte edhe abuzim me fotografi të vajzave. Gjithashtu u mbajt një protestë në mbështetje të viktimave, ndërsa para disa ditësh katër persona janë arrestuar.