Më 16.10.2020 oficerët e policisë nga Departamenti i policisë për kriminalistikë – Sektori për trafikim të paligjshëm të lëndëve narkotike, armë dhe mallra të rrezikshme në bashkëpunim me policinë e Kavadarcit kanë privuar nga liria personin me iniciale P.M 38 vjeç nga Kavadarci.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër të Gjykatës, oficerët e policisë kanë gjetur dhe konfiskuar heroinë.
Ai u arrestua dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të ngritet kallëzim penal në bazë të nenit 215 të Kodit Penal.
