Arrestohen personat që rrahën një vajzë në Pejë

TË FUNDIT

Një rrahje ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugën “Nëna Tëreza” në Pejë. Një grua dhe një burrë e kanë rrahur një vajzë.

Rastin për 21Media e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në Pejë, Veton Elshani, i cili ka njoftuar se janë arrestuar dy personat.

“Rreth orës 14:00 në rrugën ‘Nëna Terezë’, zyrtarët policor të njësisë së hetime të stacionit policor në Pejë kanë has në një rast në progres e sipër. 2 persona janë arrestuar dhe dërgohen në mbajtje për 48 orë. Rasti cilësohet lëndim i lehtë trupor”, ka njoftuar Elshani./21Media