Arrestohen në Çair dy shtetas të Rumanisë! Mashtruan një grua nga Shkupi, i morën para dhe stoli ari

TË FUNDIT

Dy shtetas rumunë janë arrestuar në Shkup pasi dyshohet se kanë mashtruar një 83-vjeçare dhe i kanë marrë 300 euro dhe stoli ari me vlerë rreth 300.000 denarë, përcjell TV21. Sipas Policisë, njëri prej tyre është prezantuar si shitës i produkteve luksoze për shtëpi. Pas dokumentimit të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës.

“Më 22.04.2026 rreth orës 19:30 në Shkup, në zonën e Çairit, punonjësit e policisë nga SPB Shkup i privuan nga liria J.G. (35) dhe një të mitur, të dy nga Rumania, duke vepruar pas një kallëzimi paraprak se kishin mashtruar një 83-vjeçare nga Shkupi. Sipas kallëzimit, J.G. kishte shkuar në shtëpinë e të dëmtuarës në zonën e Gjorçe Petrovit, duke u prezantuar si shitës i produkteve luksoze për shtëpi, dhe me mashtrim i kishte marrë 300 euro dhe stoli ari në vlerë rreth 300.000 denarë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.