Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona në dy raste të ndara për kultivim të kanabisit.
Rasti i parë është regjistruar në Kaçanik dje rreth orës 07:00 ku është arrestuar një i dyshuar.
“Gjatë kontrollit në lokacioni e tij janë gjetur dhe janë konfiskuar katër bimë narkotike të llojit kanabis sativa, të cilat i kishte mbjellë në vazo”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.
Ndërsa, rasti i dytë për kultivimin e kanabisit po ashtu në vazo, është regjistruar në rrugën “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.
“Është kontrolluar në lokacionin e tij ku ka pasur edhe 51 (pesëdhjetë e një) copë bimë kanabis”, thuhet tutje në raportin 24 orësh të policisë.
Sipas policisë i dyshuari kishte të meta mendore ku posedonte dokumente të mjekut.
Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt dhe rekomandon për kontrollim mjekësor./21Media
