Arrestohen katër persona për dhënien e ryshfetit për vota

TË FUNDIT

Nëpunësit policorë mbrëmë i kanë arrestuar katër persona, të cilët rreth orës 19 janë vërejtur se si japin para në këmbim të votës në zgjedhjet lokale të ardhshme në vendin e quajtur Axhevë në rajonin e Stacionit policor “Draçevë”.

Siç kumtoi MPB, të dyshuarit E.B. (26), S.M. (27), N.B.(50) dhe J.M. (35) janë arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit” nga neni 162 i Kodit zgjedhor.

Gjatë arrestimit tek katër të dyshuar janë gjetur 121.000 denarë dhe 250 euro.

Për rastin është njoftuar prokurori publik dhe pas urdhrave të marrë gjyqësorë janë bërë edhe bastisje në shtëpitë e personave ndërsa ata janë ndaluar në stacion policor për procedurë të mëtejmë, shtohet në kumtesën e MPB-së.