Arrestohen dy persona nga Shkupi

TË FUNDIT

Dje rreth orës 20:40 minuta në udhëkryqin Petrovec-Konjare e Poshtme, policia ka privuar nga liria dy persona.

Bëhet fjalë për M.D (33) vjeç dhe D.M.M (35) vjeç që të dy nga Shkupi.

Gjatë kontrollit policia ka gjetur dhe konfiskuar marihuanë.

Pas masave të marra dhe në pajtim me urdhërin e Gjykatës Penale –Shkup gjatë natës policia ka kryer bastisje në shtëpinë e D.M.M me të cilën kanë gjetur dhe konfiskuar një sasi të marihuanës.

Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj M.D dhe D.M.M do të ngritet padi adekuate.