Dy persona nga Shkupi arrestohen për shkak se kanë poseduar lëndë narkotike. Siç njoftojnë nga policia, zyrtarët policor i kanë gjetur personat në fjalë në një objekt të braktisur në rrugën Bosna i Hercegovina.
“Më 30.11.2020 policët arrestuan F.G. 34 vjeçar dhe N.ZH 45 vjeçar, të dytë nga Shkupi. Dyshohet se kanë prodhuar substanca të ndaluara narkotike. Paraprakisht, është marrë urdhër nga gjykata për të hyrë në shtëpinë e F.G., i cili u gjind në një objekt në rrugën Bosna i Hecegovina, së bashku me N.ZH. ku janë gjetur marihuanë dhe dy peshore”, informojnë nga MPB.
