Arrestohen 4 tetovarë, policia u ka gjetur marihuanë

TË FUNDIT

Mbrëmjen e djeshme (14 shtator) rreth orës 22 e
15 minuta, në rrugën ,, Vëllezërit Milladinovi“ në
Tetovë, pjestarë të policisë nga SPB-Tetovë kanë
privuar nga liria: L.R. (34), E.R. (29), F.S. (38) dhe
M.S. (28) të gjithë nga Tetova, për arsye se gjatë
kontrollit të kryer, tek ata ështe gjetur marihuanë.
Katër banorët e Tetovës janë mbajtë në Stacionin
Policor-Tetovës dhe pas zbardhjes dhe
dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të
pasojë parashtresë adekuate.