Arratisja e Ghanit: U tha bashkëpunëtorëve të tij se do të shkonte në një takim dhe iku me helikopter për në Taxhikistan

TË FUNDIT

Pasi talebanët dy ditë më parë morën kontrollin e Afganistanit, Bi-Bi-Si sot bisedoi me ish-deputeten Elej Ershad, e cila në një bisedë me shërbimin publik britanik e quajti “frikacak” ish-presidentin Ashraf Ghani për shkak të arratisjes së tij në Taxhikistan.

“Ai u largua nga pallati presidencial me helikopter të dielën dhe më parë u kishte thënë kolegëve të tij se do të takohej me ministrin e Mbrojtjes”, tha Ershad.

“Jam aq e zemëruar sa nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Ai e lëshoi vendin dhe njerëzit. Nuk e di pse i besova dhe votova për të”, shtoi Elej Ershad, ish –deputete në parlamentit afgan.

Një bashkëpuntor i ish-presidentit deklaroi për Bi-Bi-Si se udhëheqësit afganë i kishin kërkuar Ghanit të largohej nga vendi për të shmangur gjakderdhjen, duke shtuar se ish-presidenti tani planifikon që një ditë të kthehej në vend.