Ministria e Mbrojtjes së Azerbejxhanit, kumtoi sot se forcat e armatosura armene kanë kryer sulme raketore mbi qytetin Horadiz, lagje në qarkun Ahxhabadi, qyteti Terter dhe lagjet e rrethinës, si dhe territori Goranboj dhe Gojgol.
Siç citohet në kumtesën e Ministrisë, për shkak të asaj janë ndërmarrë kundërmasa përkatëse.
Zyra e prokurorit publik kumtoi se në rajonin e Nagorno Karabahut janë vrarë 24 civilë, ndërsa 121 persona janë lënduar, nga 27 shtatori kur filluan trazirat në atë rajon. Në sulmet janë dëmtuar edhe 56 ojekte civile dhe 306 shtëpi.
