Armenia do të bashkëpunojë me OSBE-në për kthimin të armëpushimit në Nagorno Karabahut

TË FUNDIT

Armenia është e gatshme të punojë me organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) për kthimin e armëpushimit në Nagorno Karabah, ku luftohet me Azerbajxhanin nga e diela.

“Jemi të gatshëm të fillojmë negociata për ndërprerjen e armiqësisë në rajon”, tha zëdhënësi i MPJ-së së Armenisë.

“E përshëndes apelin e presidentëve të Rusisë, SHBA-së dhe Francës për armëpushim”, shtoi ai.

Presidentët të Rusisë, Francës dhe SHBA-së dje bënë thirrje për “ndërprerje urgjente të veprimeve ushtarake” në Nagorno Karabah. Si liderë të vendeve bashkëkryesuese të Grupit të Minskut, Vlladimir Putini, Emanuel Makroni dhe Donald Trampi u kanë bërë thirrje autoriteteve të Armenisë dhe Azerbajxhanit të vazhdojnë me negociatat nën mbështetje të OSBE-së.