Armenia: 105 ushtarë kanë vdekur në përleshjet kundër Azerbajxhanit

TË FUNDIT

Më shumë se 100 ushtarë armenë janë vrarë në përleshjet kufitare me forcat ushtarake të Azerbajxhanit, prej të hënës, ka thënë kryeministri armen, Nikol Pashinyan.

Azerbajxhani ka thënë se 50 trupa ushtarake të tij janë vrarë po ashtu në luftime.

Të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën për shpërthimin e ri të konfliktit.

Përleshjet e reja, që kanë nisur në orët e vona të së hënës, janë pjesë e mosmarrëveshjeve të këtyre dy republikave të ish-Bashkimit Sovjetik për rajonin e Nagorno-Karabakut.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë bërë thirrje për paqe mes dy vendeve.

Duke folur para Parlamentit të shtetit, Pashinyan ka thënë se 105 ushtarë armenë janë vrarë prej të hënës.

Ai ka akuzuar trupat azerbajxhanase për pushtim të 10 kilometrave katrorë të territorit armen këtë javë, dhe ka thënë se shteti i është kthyer Rusisë për kërkim të ndihmës ushtarake.

Rusia njihet si aleate e Armenisë, ndërsa Turqia e Azerbajxhanit.