Armeni: Ushtria e Nagorno Karabah ka rrëzuar pesë aeroplanë të Azerbejxhanit

TË FUNDIT

Përfaqësuesi i Ministrisë armene të Mbrojtjes, Akrun Ovanisjan deklaroi sot se armata e Nagorno Karabah ka rrëzuar edhe pesë aeroplanë dhe tre helikopterë të aviacionit të Azerbejxhanit.

Ai ka shënuar në Fejsbuk se “pesë aeroplanë dhe tre helikopterë armiqësorë janë rrëzuar me goditje të sakta të armatës së Nagorno Karabah”.

Paraprakisht, Ministria e Mbrojtjes e Armenisë kumtoi se janë rrëzuar dy aeroplanë të aviacionit ushtarak të Azerbejxhanit, transmeton RIA Novosti.