Arkivi Shtetëror me botimet e tij do të marrë pjesë në Panairin e 32-të të Librit

TË FUNDIT

Arkivi Shtetëror do të marrë pjesë në Panairin e Librit, i cili prej  nesër e deri më 14 shtator do të mbahet në hapësirën e hapur te QS “Boris Trajkovski”, në të cilin do të prezantohet me gjashtëdhjetë tituj, në mesin e të cilëve janë botime për personalitete të njohura historike, disa botime të koleksioneve të dokumenteve të arkivit për historinë e shtetit tonë, të cilat janë fryt i punës hulumtuese në arkivat jashtë vendit, disa monografi që shtjellojnë disa ngjarje dhe çështje të historisë, si dhe punime origjinale nga personalitete të shquara historike.

“Arkivi shtetëror rregullisht e prezanton veprimtarinë e tij të pasur botuese në panairet e librit në shtet, por edhe në panairet më të mëdha të librit të cilat organizohen jashtë vendit. Panairet e librit janë një prej mënyrave për të bërë të famshme historinë maqedonase, por edhe për prezantimin e rezultateve të historisë maqedonase, por edhe për prezantimin e rezultateve nga puna arkivore”, thuhet në kumtesën e sotme të Arkivit Shtetëror.

Nga ky institucion përkujtojnë se të gjitha botimet e Arkivit Shtetëror gjatë kohës së Panairit do të shiten me çmime të ulura për 30 për qind. fc/