Ariu sulmues në “shënjestrën” e Angellovit / Ka kërkuar mendim nëse mund të vritet ariu që sulmoi 76-vjeçarin

TË FUNDIT

Ariun që e sulmoi 76-vjeçarin nga Pllasnica, në shënjestrën e drejtorit të Qendrës për Menaxhim me Krizavet, Stojançe Angellov.

Ai sot informoi se është duke iniciuar procedurë pranë ministrive kompetente, të bujqësisë dhe mjedisit, për të vlerësuar nëse janë plotësuar kushtet për vrasjen e një ariu në territorin e komunës së Mavrovës dhe Rostushës.

“Si Qendër për Menaxhim me Krizat, ne jemi kundër vrasjes së arinjve, i dua arinjtë, por më shumë i dua njerëzit, por në rast të paraqitjes së një ariu të rrezikshëm, i cili është e padiskutueshme se ka sulmuar një njeri dhe për të cilin ekziston rreziku që sërish të sulmojë, të vrasë ndonjë njeri ose ta lëndojë rëndë”, tha Angellov.

Angellov theksoi se gjuajtja e ariut edhe pse është e mbrojtur me ligj, është në pajtim me Ligjin për gjueti, neni 16 paragrafi 5.Ministria e Bujqësisë mund të lejojë gjuetinë e gjahut të mbrojtur, përfshirë edhe ariun, pas një mendimi paraprak nga Ministria e Mjedisit Jetësor.

“Në Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës në nenin 23 paragrafi 2 parashikohet se gjuajtja e kafshëve të egra bëhet në bazë të lejes së marrë paraprakisht nga ministri në krye të organit të administratës shtetërore, kompetent për kryerjen e punëve në fushën e gjuetisë, dhe në bazë të mendimit të marrë paraprakisht nga ministri i cili udhëheq me organin e administratës shtetërore, përgjegjës për kryerjen e punëve në fushën e mbrojtjes së natyrës”, tha më tej Angellov.

Angellov tha se në 10 vitet e fundit nuk janë regjistruar sulme nga arinjtë, prandaj duhet të shihet nëse ky ari  është shumë agresiv dhe nëse duhet të jetë cak i gjuajtjes.