Arifi mbikëqyr punimet – Stadiumi në Tetovë gati në fund të nëntorit

TË FUNDIT

Kryetarja e Komunës së Tetovës sot vëzhgoi punimet për rikonstruimin e stadiumit në këtë qytet. Siç kumtohet nga Komuna,  punët po realizohen sipas planit.

Deri tani, është shtruar dhe mbjellë me bar tereni i stadiumit, është instaluar sistemi i ujitjes dhe është vendosur bazeni për ujë rezervë. Që dje kanë filluar punimet përreth fushës së fudbollit, që pritet të përfundojnë deri me 15 tetor. Sipas ekspertëve të FFM-së, tereni mund të jetë gati për lojë në fund të nëntorit, thuhet në kumtesë.

Eshtë pregatitur edhe projekti për ndriçimin e stadiumit, i cili do të realizohet pas kalimit të procedurave dhe zgjedhjes të kompanisë, e cila do të bëjë ndriçimin.